AKTUALITET /

Alarmohen Raiffeisen e policia / Në pranga holandezi, mashtronte me SMS e ju merrte të dhënat bankare shqiptarëve

Një 25-vjeçar holandez u ndalua nga Policia e Shtetit, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik dhe falsifikim

Shkruar nga Versus

Alarmohen Raiffeisen e policia / Në pranga holandezi, mashtronte me SMS e

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Banka e Rreme 2”, në kuadër të goditjes së krimit kibernetik dhe mbrojtjes së qytetarëve nga mashtrimet online.

Sipas policisë, hetimet nisën pas identifikimit të një skeme mashtrimi të njohur si “smishing”, ku qytetarëve u dërgoheshin mesazhe telefonike (SMS) në emër të një banke të nivelit të dytë.

Alarmohen Raiffeisen e policia / Në pranga holandezi, mashtronte me SMS e

Në mesazhe pretendohej se llogaria bankare e klientit kishte nevojë për përditësim ose verifikim urgjent. Qytetarëve u kërkohej të klikojnë një link, i cili në pamje të parë dukej si faqja zyrtare e bankës, por në fakt ishte një faqe e rreme e krijuar për të vjedhur të dhënat bankare.

Pasi viktimat hynin në link dhe plotësonin të dhënat e kartës bankare, kodet e sigurisë apo informacionet personale, këto të dhëna përdoreshin nga autorët për të aksesuar llogaritë bankare dhe për të kryer veprime financiare të paautorizuara.

Falë ndërhyrjes së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Tiranës, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të skemës, shtetasit me iniciale I.K., 25 vjeç, me shtetësi holandeze.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin A.R., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve apo lidhjeve të dyshimta që kërkojnë të dhëna personale ose bankare, duke theksuar se asnjë institucion bankar nuk kërkon përditësimin e të dhënave sensitive përmes SMS-ve apo linkeve të dërguara në telefon.

Poll