
Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Bashkuar, Uran Ferizi në një status në rrjetin social X ka reaguar në lidhje me artikullin e medias britanike ‘The Sun’ .
“The Sun” ka shkruar për hetimet dhe urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK ndaj një grupi kriminal specializuar në dërgimin e armëve nga Shqipëria në Angli.
Në artikull 'The Sun' shkruante se armët që do të vinin në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londrën, të cilët luftojnë për terrenin e shitjes së drogës dhe zonat e prostitucionit në Londër.
Në rrjetin social “X” ambasadori Ferizi shkruan:
“Një titull mashtrues nga The Sun. Lavdërime policisë shqiptare për këtë në udhëheqjen dhe menaxhimin e këtij operacioni me ndihmën e SPAK dhe NCA ( Agjencisë Kombëtare Britanike kundra Krimit). Ja ku e keni një titull më të mirë. Policët trima shqiptarë sekuestrojnë armë të tmerrshme të destinuara për gangsterët djallëzor në Londër“.








