
Një vizitë e papritur është shënuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Kryeprokurori Klodian Braho priti në institucion, ministren e Drejtësisë së Austrisë, Ana Sporrer e cila mbërriti e shoqëruar nga disa automjete.
Ende nuk dihet tema e diskutimeve mes tyre, por në fillim të këtij muaji, autoritetet austriake zbarkuan në Tiranë ku punuan së bashku me kolegët shqiptarë për goditjen e call centerave që merreshin me mashtrimin e disa qytetarëve austriakë.
Mashtrimet e kryera prej këtyre ambienteve kapnin vlerën e miliona eurove. Versus.al


