
Pas Zvërnecit, telat me gjemba janë vendosur këtë herë në Rrjoll të Velipojës në kantierin ku po punohet për ndërtimin e resortit “Blue Borgo” nga biznesmeni Bashkim Ulaj.
Për këtë tokë, banorët e fshatit protestojnë prej muajsh, madje shumë prej tyre edhe janë dhunuar nga policia private e “Breçani Security” dhe jo vetëm. Me vendosjen e këtij gardhi, banorët pretendojnë se po u kufizohet mundësia që të shkojnë në pronat që i kanë të trashëguara prej brezash.
Duke e konsideruar këtë veprim si të paligjshëm, banorët kanë thirrur protestë kombëtare në Rrjoll më 13 qershor, ora 11:00.
Ndërkohë që vëmendja ishte e përqendruar tek Zvërneci për të cilën tanimë prej ditësh zhvillohen protesta masive në Tiranë ku kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit, duket se kompania e Ulajt ka gjetur momentin për të rrethuar me gardh tokën ku punohet për resortin e tij. Versus.al

