AKTUALITET /

Berat, përplasen 3 makina pranë Kashtëbardhës. Dy drejtues në gjendje të rëndë

Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkruar nga Versus

Berat, përplasen 3 makina pranë Kashtëbardhës. Dy drejtues

Tre makina janë përfshirë pasditen e sotme në një aksident të trefishtë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtëbardhës.

Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip “Fiat”, një mjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës.

Pasi e ka fshirë automjetin “Fiat”, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Versus.al

Poll