AKTUALITET /

Breshëri i 20 minutave, dëmton 10 hektarë perime dhe mijëra rrënjë pemësh frutore në Ersekë

Breshëri i rënë ditën e djeshme për 20 minuta, ka dëmtuar pothuajse të gjithë kulturat bujqësore në Ersekë.

Shkruar nga B.V
Breshëri i 20 minutave, dëmton 10 hektarë perime dhe mijëra
Breshëri në Ersekë

Reshjet e dendura të shiut në Ersekë që u shoqëruan me breshër kanë shkaktuar dëme në kultura të ndryshme bujqësore.

Si pasojë e breshërit janë dëmtuar 10 hektarë perime, 2 mijë rrënjë kumbulla e mollë, sipërfaqe me grurë dhe elb në qytezat, Rehovë, Straje, Psar dhe Bejkovë.

Ditën e djeshme breshëri zgjati për rreth 20 minuta. Versus.al

Poll