AKTUALITET /

Del FOTO/ Viktima dhe autori i vrasjes në Tropojë ishin shokë, u zunë duke pirë alkool

Shkruar nga Versus
Del FOTO/ Viktima dhe autori i vrasjes në Tropojë ishin shokë, u
Viktima Artur Dauti (majtas) Autori Flordian Mulaj (djathtas)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike në Tropojë.

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se Flordian Mulaj, 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, 43 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes tyre, ndërsa konsumonin alkool.

Ata të dy ishin miq dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Autori ende nuk është arrestuar. Policia ka reaguar duke dërguar forcat operacionale të DVP Kukës, specialistë të Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Njësisë së Sigurisë Kombëtare nga Shkodra, për të lokalizuar dhe arrestuar autorin. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

Poll