AKTUALITET /

Deputetët dhe protestuesit përplasen me policinë te Kuvendi, 3 persona të shoqëruar

Policia përdori sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Shkruar nga Versus

Deputetët dhe protestuesit përplasen me policinë te Kuvendi, 3

Protesta e thirrur nga PD është zhvendosur përpara godinës së Kuvendit ku ka patur përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë të cilët kanë shtyrë turmën për të shpërndarë edhe ata që ishin ende të pranishëm. Në përplasje janë përfshirë edhe deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar tre persona në komisariat. Ndërsa po përdoret gaz lotsjellës për të shpërndarë edhe protestuesit e mbledhur para parlamentit. Versus.al



Poll