
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore. Një grua e moshuar, ka mbetur e lënduar rëndë pasi shoferi i autobusit të Kamzës mbylli derën para kohe. Pasagjerët treguan se e moshuara ka këputur këmbën, dhe ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Sipas tyre, gruaja e moshuar qëndronte në një nga azilet e Tiranës, prandaj familjarët apo të afërmit e saj duhet të paraqiten në spital.
Në një mesazh të drejtuar JOQ qytetarët tregojnë se shoferi i autobusit mbylli derën para kohe duke e bllokuar të moshuarën për pak minuta.
Mesazhi:
“Pershendetje JOQ. Para nje ore ka ndodhur nje aksident ne rrethin e bathores dhee autobusi ka shtypur nje plak i kan keptur kemben pasi autobusi nuk e pa kur zbriti dhe mbylli deren para kohe
Ajo plaka jetonte ne azil dhe nuk kemii kontakt me asnje familjar. Ju lutem ta postoni pasi ndoshta e njeh dikushh dhe kontakton me policin ose ambulancen
E ka mar ambulanca dhe esht ne spital Besoj tek spitali i traumës."
Ndërkohë nuk dihet endenëse policia ka arrestuar shoferin e autobusit lidhur me rastin.
