Dibër- Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Vleshë pasi dhunoi dhe kërcënoi me vdekje gruan e tij në banesë.
Në pranga ka rënë Ramazan Hoxha. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, u gjet një kallashnikov dhe municion luftarak me 267 fishekë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit për një shtetas në fshatin Vleshë, që po dhunonte bashkëshorten dhe po e kanoste se do ta vriste me armë zjarri, që ai i mbante në banesë pa leje, në kuadër dhe të operacionit “Sundimi i Ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sllova”, ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale”- njofton policia. Versus.al







