Gjirokastër- Zjarri në malin e Skërficës ka vijuar të jetë aktiv edhe gjatë të hënës së sotme duke shkaktuar sipërfaqe të mëdha bimësore të shkrumbuara.
Për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt territorit të Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e Piksit, është organizuar ndërhyrje e koordinuar. 10 zjarrfikës të Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo kanë nisur aksionin për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave përreth.
Zjarri u raportua ditën e djeshme, ndërda ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Versus.al







