AKTUALITET /

“Do t’iu sh***** r***”/ Giovanna Nikolli publikon VIDEON kur e kërcënon Nuredin Dumani nga burgu

Në videon e publikuar nga Nikolli,  dëgjohet një bashkëbisedim mes Giovanna Nikollës dhe Dumanit ku ky i fundit dëgjohet duke kërcënuar motrat Nikolli.

Shkruar nga B.SH

“Do t’iu sh***** r***”/ Giovanna Nikolli publikon VIDEON kur e

Giovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, ka publikuar sërisht një video ku tregon se si është kërcënuar nga Nuredin Dumani pak ditë para shpërthimit të një sasie me tritol në banesën ku ajo jetonte me qiran ë Elbasan.

Në videon e publikuar nga Nikolli, dëgjohet një bashkëbisedim mes Giovanna Nikollës dhe Dumanit ku ky i fundit dëgjohet duke kërcënuar motrat Nikolli.

“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?

Gjithashtu në videon e publikuar e reja nga Lezha pretendon se këto prova i ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme pas shpërthimit me tritol por sipas saj SPAK i ka fshirë faktet për të mbrojtur Dumanin.

Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik.

Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar. Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: