AKTUALITET /

Drejtoi ARRSH për disa muaj, Sonila Qato dënohet me 6 muaj burg

Sipas nenit 63 të Kodit Penal, dënimi është pezulluar dhe zëvendësuar me 6 muaj shërbim prove.

Shkruar nga Versus

Drejtoi ARRSH për disa muaj, Sonila Qato dënohet me 6 muaj burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur dënimin me 6 muaj burg për Sonila Qaton, ish drejtoreshën e ARRSH.

Ajo mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar deri në shtator 2019 kur edhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat.

Sipas nenit 63 të Kodit Penal, dënimi është pezulluar dhe zëvendësuar me 6 muaj shërbim prove.

Në kuadër të këtij shërbimi, Qato është detyruar të kryejë 60 orë punë në interes të publikut. Gjithashtu, për një vit, i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike. /Versus.al/

Poll