
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe të enjten në vend. Qarqet: Durrës, Fier dhe Tiranë paraqiten me ngjyrë të kuqe për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve.
Ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë dhe zonat e jugut, rreziku pritet i moderuar. Përsa i takon reshjeve të shiut, në Kukës priten reshje shiu me shtrëngata. Ndërsa në Shkodër e Dibër parashikohen gjithashtu reshje shiu.
Për nesër temperaturat pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 32 °C
në vendet e ulëta: 19 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C . Versus.al

