AKTUALITET /

E blerë me para të pista? Bllokohet 'Rolls-Royce' në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Angli

Shkruar nga Versus

E blerë me para të pista? Bllokohet 'Rolls-Royce' në

Policia e Lezhës ka rritur kontrollet ndaj automjeteve luksoze me qëllim verifikimin e makinave që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të këtyre kontrolleve u ndalua një automjet tip “Rolls Royce” për të verifikuar oirigjinën, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të automjetit si dhe mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti.

Në përfundim të verifikimeve, u krye bllokimi administrativ i automjetit “Rolls Royce” për mungesë dokumentacioni si dhe nisi hetimi pasuror për pronarin e mjetit, shtetasin F.M i cili banon në Mbretërinë e Bashkuar. Versus.al

Tags:

lezhe

Poll