AKTUALITET /

“E kanë shqyer Shqipërinë, e kanë bërë copa-copa”, Mehdi Malkaj: Ta mbrojmë vendin!

Aktori Mehdi Malkaj i ka bërë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Shqipërisë

Shkruar nga Versus

“E kanë shqyer Shqipërinë, e kanë bërë

Aktori Mehdi Malkaj, ka qenë një tjetër folës në protestën e së martës në sheshin përballë Kryeministrisë.

Ai i ka bërë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Shqipërisë.

“Kanë tentuar ta shqyejnë Shqipërinë, e kanë bërë copë-copë. E kemi ne për detyra ta mbrojmë Shqipërinë tonë”, tha ai mes të tjerash.

Malkaj kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“I bëj një thirrje Dardanisë, Kosovës, se edhe ata kanë derdhur shumë gjak për të ngritur flamurin në Vlorë”. Versus.al

Poll