Tiranë- Policia ka arrestuar në kryeqytet të riun 20 vjeçar Erdi Kurti i cili shpërndante drogë të llojit LSD e njohur si lëndë narkotike haluciogjene më të fuqishme.
Arrestimi i të riut është bërë pranë ish-stacionit të trenit ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën qindra doza të cilat i mbante me vete gati për t’i shitur.
LSD-ja ose Lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë-sintetike e cila zakonisht gëltitet. Një drogë e tillë shkakton humbje të vetëdijes dhe ndryshim rrënjësor të humorit tek personat që e përdorin duke bërë që të kenë edhe halucinacione.
Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së drogërave të forta. Versus.al







