AKTUALITET /

Ekstradimi i "Dakut"/ Ja ç'tha Alda Nikolli për Leonard Luzin: "Dumani do i vinte gjobë, por…"

Me pretendimin se Nuredin Dumanit vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

Shkruar nga Versus

Ekstradimi i "Dakut"/ Ja ç'tha Alda Nikolli për

Leonard Luzi, i dyshuar si organizatori një vit më parë i tentatives së vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u ekstradua sot nga Spanja.

Emri i Luzit u përmend një ditë para arrestimit të tij më 18 korrik nga Alda Nikolli, në një intervistë dhënë për median.

Me pretendimin se Nuredin Dumanit vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli, e cila pretendon se ka patur një lidhje me Dumanin, tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve, sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Luzi do t'i bashkohet Amarildo Xhanej Nikollit në ambientet e paraburgimit "313" në Tiranë. 

Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi, sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, ndërsa Policia ndaloi Amarildo Nikollin.

Ky i fundit, (i cili ishte i fejuar me motrën e Alda Nikollit, Xhovanen) kishte tërhequr vëmendjen e uniformave blu të qytetit, pasi në një ditë të nxehtë gushti, qarkullonte nëpër Vlorë i veshur me një xhup. Sipas SPAK, eleminimi i dy personazheve të njohur në Vlorë, do të bëhej për hakmarrje, dhe për dominimin e tregut të lojërave të fatit.

Në rrëfimin e Nikollit flitet për një person që jeton në Dubai dhe që kërkonte me vendosmëri eliminimin e ‘Sakatit’. Por cili është ky personazh, dhe cila ishte pengesa që i kishte krijuar Hajrulla dhe pse ai kishte gjetur Leonard Luzin, për ta quajtur të mbyllur këtë punë?

Deri më tani, në bisedat mes Luzit dhe Nikollit, të dy nxjerrin edhe emrin i një personazhi të rëndësishëm të krimit në qytetin e Shkodrës. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: