
Një aksident me pasojë vdekje ndodhi pasditen e sotme në fshatin Agim, që ndodhet në aksin Fier- Libofshë.
35- vjeçari Xhuljano Krasniqi i cili udhëtonte më motor, humbi kontrollin e motomjetit duke dalë nga rruga, dëmtimet qo mori ishin të shumta.
Ai u transportua e ambulancë drejtë spitalit Rajonal Fier, po nuk mund i të shpëtonte për shkak të plagëve të shumta të marra dhe ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

