AKTUALITET /

Dyshohet se ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari, ja çfarë zbuloi policia

Shkruar nga Versus

Dyshohet se ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës,

Policia e Shkodrës arrestoi 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.

Në atentat humbi jetën Armando Palit dhe Liridon Kraja, ndërsa Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit mbeti i plagosur së bashku me kamerieren Meri Kaceri.

Forcat “Shqiponja” e ndaluan të miturin gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas verifikimeve në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

Çështja do ti kalojë Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Poll