AKTUALITET /

EMRI/ Kamioni përplaset me makinën! Humb jetën një person

Shkruar nga Versus
EMRI/ Kamioni përplaset me makinën! Humb jetën një person
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, Rruga e Kombit, mbrëmjen e sotme.

Një automjet me targa AA473FL është përplasur fillimisht me një kamion me targa 01314CB, që drejtohej nga shtetasi Nexhmedin Isufi, dhe më pas me një kamion-trailer me targa 04418TA, drejtuar nga Vllaznim Gashi.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik të Mirditës, i cili ndodhej në automjetin AA473FL.

Drejtuesi i kamionit-trailer, Vllaznim Gashi, është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.

Rruga e Kombit është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar devijimin e qarkullimit drejt aksit të vjetër Rubik–Rrëshen. Kaosi në lëvizje ka bllokuar qindra qytetarë, ndërsa përdoruesit e rrugës raportojnë për mungesë menaxhimi të situatës.

Ndërkohë, efektivë të Policisë Rrugore kanë penguar edhe gazetarët që të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën, duke shtuar pakënaqësitë në terren. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Poll