Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari ish-efektivi i policisë, Adil Veli ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri tani, nuk dihen ende shkaqet e incidentit apo identiteti i autorit të dyshuar./Versus.al