AKTUALITET /

EMRI/ U përplas me një makinë, humb jetën 18 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Versus

EMRI/ U përplas me një makinë, humb jetën 18 vjeçari

Një i ri shqiptar i cili ishte duke udhëtuar me motor “Scooter”  është përplasur me një mjet në Itali, aksidenti ishte fatal. 18 vjeçari Francesco Ajdini humbi jetën në Sorbolo di Parma, në Reggio Emilia.

I riu shqiptar jetonte me familjen e tij në Praticello di Gattatico, vdiq pas një aksidenti rrugor pasditen e djeshme, rreth orës 16:00.

Sipas një rindërtimi fillestar, pranë ish-supermarketit Tigotà, një Fiat i drejtuar nga një burrë po kthehej majtas kur u përplas me skuterin 125cc të drejtuar nga 18-vjeçari shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Reggio-s.

I riu, i cili mbante një helmetë, përfundoi në asfalt. Ambulanca dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje por Francesco Ajdini kishte humbur jetën, çdo përpjekje e bërë nga mjekët rezultoi pa sukses.

EMRI/ U përplas me një makinë, humb jetën 18 vjeçari

Në faqen e Facebook-ut të babait të viktimës, Flamur Ajdini, foto dhe video shfaqen në një postim të publikuar në shtator që përshkruan festën e 18-vjetorit të të birit:

EMRI/ U përplas me një makinë, humb jetën 18 vjeçari

“Francesco kërcen, duke mbajtur duart me të rinj të tjerë dhe madje duke përfshirë edhe të afërm të ngushtë; më pas ai shfaqet duke buzëqeshur para një torte blu, i rrethuar nga tullumbace blu dhe të bardha, i përqafuar nga prindërit dhe motra e tij.”

EMRI/ U përplas me një makinë, humb jetën 18 vjeçari

Poll