
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me banorët e Njësisë numër 2 në Tiranë, u ndal edhe te pensionet dhe te njohja reciproke me Greqinë, pas shumë shqiptarëve nuk iu njihet pensioni në shtetin helen.
Rama tregoi se janë ngritur grupet e punës për arritjen e kësaj, megjithëse do jetë pak më e vështirë se me Italinë.
“Në aspektin e atyre që punojnë në Greqi, ose që kanë punuar, vitet e tua të punës në Greqi njihen për sa kohë ke paguar sigurime. Se në vitet e para mund të kesh punuar në të zezë të mund të njihen, siç njihen në Greqi. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut, njohjen e pensioneve me Italinë e bëmë, që ishte më e forta nga ato që kishim bërë më parë”, shpjegoi Rama.
Kryeministri pranoi se arritja e marrëveshjes me Greqinë do të jetë më e vështirë në krahasim me Italinë që nënshkroi bashkëpunimin për pensionet e shqiptarëve që kanë punuar në këtë shtet.
“Kjo me Greqinë është e forta fare, për shkak edhe se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe se numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë. Jam shpresë plotë që do ta arrijmë dhe këtë”, citoi Rama.
Kryeministri u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes së pensioneve me Greqinë, pavarësisht pengesave të krijuara nga shteti helen.
