AKTUALITET /

“Fole prostitucioni” në kryeqytet, shpallet në kërkim pronari 19 vjeç! Arrestohen dy punonjëset

Në kërkim është shpallur pronari 19 vjeçar i identifikuar si M.M i cili akuzohet se kishte kthyer qendrën e masazheve në vend ku ushtrohej prostitucioni.

Shkruar nga B.V

“Fole prostitucioni” në kryeqytet, shpallet në kërkim

Tiranë- Menaxherja dhe punonjësja e një qendre masazhesh në kryeqytet janë arrestuar nga policia nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit ndërsa pronari 19 vjeçar është shpallur në kërkim.

Ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për dy punonjëse të tjera të qendrës, konkretisht R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe dhe për 49 vjeçarin D.O.

Sipas hetimeve, 19 vjeçari M.M administronte qendrën e masazheve me menaxhere M.K dhe përveç aktivitetit të qendrës së masazheve ushtrohej edhe aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al

Poll