Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një furgon policie është aksidentuar. Mjeti i FNSH-së, është përplasur me një “Mercedes” në afërsi të fshatit Cakran, si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke thyer barrierat mbrojtëse të autostradës.

Raportohet se dy efektivë të FNSH-së, që udhëtonin me furgon janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./Versus.al

