AKTUALITET /

GJKKO rrëzon SPAK-un për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkon vijimin e hetimeve

SPAK ka 6 muaj kohë për plotësimin e hetimeve për Gjokën.

Shkruar nga Versus

GJKKO rrëzon SPAK-un për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkon vijimin e

Gjykata e Posaçme ka marrë një vendim në kundërshti me SPAK përsa i takon çështjes së gjyqtares, Irena Gjoka për të cilën u bë me dije muaj më parë se kishte fshehur një dënim në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Gjyqtarja Marinela Osmani i ka lënë SPAK-ut një sërë detyrash për të plotësuar dhe një afat kohor prej 6 muajsh.

Ndaj Gjokës pati disa denoncime nga ana e opozitës lidhur me pretendimet se ajo kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin e dhënë ndaj saj nga gjykata greke.

Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e hetimeve me argumentin se procesi gjyqësor ndaj Gjokës ishte zhvilluar në mungesë dhe nuk ishte vërtetuar nëse ajo kishte qenë në dijeni të dënimit dhe se ndjekja penale është shuar për shkak të parashkrimit.

Këtë vendim të marrë sot nga GJKKO, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi si fitore duke thënë se SPAK u përpoq ta fshihte çështjen. Versus.al

Poll