Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar ndalimin e importit të mishit të pulës dhe nënprodukteve të tjera si pjesë e masave të marra për gripin e shpendëve.
Pas mijërave pulave të ngordhura në fermën e “REA”-s, ministria ka bërë me dije se ka njoftuar edhe 68 ferma të tjera që të marrin masa. Ndërsa pulat e ngordhura dhe vezët e tyre do të asgjësohen, por ende nuk ka dalë një shifër konkrete mbi numrin e asgjësimeve.
Në total, është ndaluar importi i shpendëve nga 9 shtete të ndryshme. Versus.al








