
Tiranë- Gjykata ka vendosur lirimin nga burgu të Marjeta Karajt, të akuzuarës për vrasjen makabër të të moshuarit Menduh Kurt Deda në vitin 2017, kufoma e të cilit u gjet e djegur.
Mësohet se lirimi i Karajt u urdhërua pasi gjyqtarja e apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi gjykatën e Tiranës të rishqyrtonte dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Deda i cili u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të Tiranës dhe më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.
Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është Marjeta Karaj, djali i saj në kërkim ndërkombëtar Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmend Ngota i cili e ndihmoi për të transportuar të moshuarin në vendin ku më pas e dogjën të gjallë.
Ky i fundit pati deklaruar se viktima fshihej prej Marjetës për shkak të një borxhi 10 mijë eurosh që i kishte.
“Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.” Versus.al







