Detaje të tjera janë zbardhur nga atentati mafioz i mesditës së djeshme në rrethrrotullimin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash, Gilmando Dani, njeri i afërt i Emiljano Shullazit si dhe u plagos shoferi i tij, Muçi Shaljani i cili prej disa muajsh ishte i punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore duke ngritur alarmin për shërbimin që zyrtarët e policisë, i bëjnë krimit.
Sipas detajeve, mësohet se një nga personat që dyshohet të ketë patur rolin e vëzhguesit dhe informatorit është identifikuar nga policia e Tiranës. Burime bëjnë me dije se ai është parë të ruante viktimën dhe aeroporti teksa futen në parkim për të marrë automjetin të cilin e kishin parkuar aty që në datë 7 nëntor datë kur udhëtuan drejt Barcelonës prej ku edhe po ktheheshin.
Personi që po i ruante ishte më size ndërsa më vonë nuk ka patur asnjë gjë për t’u mbuluar, çfarë e ka bërë më të lehtë identifikimin nga grupi hetimor. Ai qëndronte jo më larg se 30 sekonda nga shënjestra dhe i plagosuri. Përgjatë kësaj kohe njoftonte personat që qëndronin brenda Toyotës të cilët kryen krimin e rëndë.
Autorët kanë shkuar disa minuta më përpara në afërsi të rrethrrotullimit pasi pretendohej se avionic t vinte 40 minuta më herët, por ka patur vonesë çfarë ka shkaktuar pritje. Në momentin që janë njoftuar nga personi që vëzhgonte autorët kanë dalë me automjetin e tyre në anën tjetër të rrethit me drejtim për t’u nisur nga Fushë Kruja. Personi që i ruan del në këmbë dhe shoqëron me sy automjetin tip “Benz” dhe në këmbë pasi pa gjithë ngjarjen, kthehet, merr automjetin e parkuar dhe largohet. Pasi është identifikuar, policia është vënë në lëvizje për arrestimin e vëzhguesit. Versus.al


