AKTUALITET /

“I theu rruazat e qafës” / Eugjenia, gruaja që vdiq dy muaj pas rrahjes nga partneri

42-vjeçari dhunues pohoi se gruaja ra në një vrimë duke ecur, por mjekët e kuptuan shpejt dramën që ajo përjetoi.

Shkruar nga Versus

“I theu rruazat e qafës” /  Eugjenia, gruaja që vdiq dy

Tronditet Greqia nga vdekja e dhunshme e 40-vjeçares Eugenia, viktimë e dhunës ekstreme në familje. Ajo humbi betejën për jetën mbrëmjen e 3 janarit, duke lënë pas një histori tragjike abuzimi dhe braktisjeje.

Gruaja fatkeqe, e cila ishte transferuar në një spital special në Bullgari, humbi jetwn dy muaj pas rrahjes brutale që pësoi nga partneri i saj 42-vjeçar.

Eugenia, me origjinë nga Bullgaria, punonte në një restorant në Ksanthi kur u takua me 42-vjeçarin në tetor 2024. Marrëdhënia e tyre u shndërrua shpejt në një makth pasi, sipas ankesave të saj dhe atyre përreth, burri filloi të bëhej të dhunshëm që në javët e para të njohjes së tyre. Eugjenia u hoq nga rrethi i saj shoqëror dhe u transferua në fshatin e autorit të krimit, ku u izolua, ia mor liria dhe iu nënshtrua abuzimeve sistematike.

Më datë 23 tetor, 40-vjeçarja u dërgua në Spitalin Sismanoglio në Komotini me plagë të rënda, mes të cilave edhe thyerje të rruazave të qafës. Gjendja e saj u konsiderua jashtëzakonisht e rëndë dhe ajo u shtrua menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Aleksandrupolit.

Pretendimet e autorit dhe raporti mjeko-ligjor

Partneri 42-vjeçar i Eugjenisë pretendoi se gruaja u plagos duke rënë në një gropë në rrugë. Megjithatë, mjekët konstatuan se lëndimet ishin pasojë e një rrahjeje brutale.

Sipas xronos.gr, mjekja që ka përgatitur aktekspertizën për hetimin ka konstatuar se gruas i janë thyer rruazat e qafës nga një goditje e fortë dhe jo nga rënia në gropë, siç pretendonte autori. “Ajo kishte një qafë të thyer dhe nuk ishte nga një rënie, por nga një goditje. Vajza është goditur me këmbë. Në të gjithë trupin kishte plagë. Kemi parë që ka pasur goditje të tjera dhe për këtë kam thirrur policinë dhe kam thënë që nuk ka qenë rënia në kanal”, tha profesori mjekoligjor, profesor Pavlos Pavlidis.

Menjëherë është njoftuar policia, ku 42-vjeçari është arrestuar. Ai akuzohet për pesë vepra penale, duke përfshirë vrasjen e mbetur në tentativë me dashje në një gjendje të qetë shpirtërore. Pavarësisht justifikimeve, ai u shpall i paraburgosur dhe u dërgua në burgjet e Komotinit.

Beteja e Eugjenisë dhe fundi tragjik

Pas rrahjes, Eugjenia u transferua në një spital special në Bullgari, ku iu nënshtrua operacioneve të shumta. Mjekët vendosën metale në kafkën e saj për të stabilizuar gjendjen, por gjendja e saj mbeti kritike. Për dy muaj, ajo ishte plotësisht e imobilizuar, pa mundur të kryente as funksionet elementare jetësore.

Mesazhi i familjes dhe nevoja për drejtësi

“Ajo ishte një shpirt i gjallë, i mbyllur në një trup të vdekur”, tha motra e saj, Stefka Beliovska. “Ajo nuk mund të merrte frymë, të hante apo të pinte vetë. Ajo ishte e bllokuar në një makth”.

Familja e Eugjenisë ankohet se sjellja abuzive e 42-vjeçares kishte nisur muaj para rrahjes fatale. Ata kërkojnë drejtësi për humbjen e të dashurit të tyre dhe shpresojnë se historia e saj do të jetë një thirrje zgjimi për shoqërinë.

Poll