AKTUALITET /

36 vjeçari në Gjorm u vra nga djali i xhaxhait, autori arratiset në zonat e thella malore

Autori pas vrasjes së 36 vjeçarit është arratisur në zonat e thella malore të fshatit.

Shkruar nga Versus
36 vjeçari në Gjorm u vra nga djali i xhaxhait, autori arratiset
Foto montazh: Bertil Aliaj dhe pamje nga vendi ngjarjes

Sipas njoftimit të uniformave blu, autori i dyshuar i vrasjes së 36 vjeçarit Dalan Alliajt është kushëriri i tij Bertil Aliaj i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit.

Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.

Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë.

Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Versus.al

Poll