AKTUALITET /

“Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin shejtanit”, aktori Gent Bejko i pranishëm në protestë: Do të flasim e do të buçasim

Në fjalën e tij, aktori i njohur i humorit që sot jeton në Kanada, tregoi arsyet pse ka emigruar.

Shkruar nga Versus

“Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin

Aktori Gent Bejko ishte një nga folësit e protestës së 10-të që u mbajt mbrëmjen e sotme në sheshin përballë Kryeministrisë.

Në fjalën e tij, aktori i njohur i humorit që sot jeton në Kanada, tregoi arsyet pse ka emigruar.

“Menduam se ndryshoi regjimi në 1990 por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj plehrash këtu, po ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin shejtanit. Këta ia kanë shitur shpirtin shejtanit, nga Berisha, tek ky bisha”, tha Bejko.

Më tej, ai apeloi për vazhdimin e protestës, duke ftuar qytetaeët të mos dorëzohen dhe të bërtasin edhe më shumë.

“Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa! Ne jemi evropianët. Ne nuk jemi të shitur, këta janë të shitur, ia kanë shitur shpirtin shejtanit. Ata duan të mos flasim. Por ne do të buçasim e ulërasim, do të flasim. Ne do të flasim”, tha ai.

Poll