Mustafa Sheqeri, i njohur si Muçi Shaljani, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua me 10 plumba, mes tyre 2 në kokë.
40-vjeçari është i intubuar dhe po trajtohet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, të cilët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur në jetë.
Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij mbetet e rëndë dhe e paqëndrueshme.
Sheqeri i cili është dhe agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur dje në zonën e Rinasit, ku humbi jetën personazhi i njohur i botës së krimit, 47-vjeçari Gilmando Dani.
Automjeti me të cilin udhëtonin dy miqtë u qëllua me breshëri nga persona ende të paidentifikuar, pak pasi ishin kthyer nga Barcelona./ Versus.al
