
Kejvin Hajrulla u plagos në 19 Dhjetor 2024 në Vlorë, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” në qytetin bregdetar. Pas atentatit mafioz, Hajrulla i është nënshtruar tre operacioneve dhe e ka kaluar rrezikun për jetën,pasi ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sipas hetimeve të derimëtanishme, dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i “Forti i Vlorës”.
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë.
Ai u ka shpëtuar më herët dy tentativave të tjera për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.
Në dëshminë e tij, të zbardhur nga mediat, Kejvin Hajrulla rse nuk shoqërohet në përditshmëri me Inezin, djalin e xhaxhait të tij, si dhe nuk ka konflikte me të.
Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit ne makinë dhe pastaj ra pa ndjenja. /Versus.al/








