AKTUALITET /

Jo vetëm qeveria e Kuvendi, edhe xhamia e Namazgjasë ‘’blindohet’’ për protestën e PD

Shkruar nga Versus

Jo vetëm qeveria e Kuvendi, edhe xhamia e Namazgjasë

Policia ka rrethuar me gardh metalik edhe xhaminë e Namazgjasë në prag të protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Xhamia ndodhet pranë Kuvendit, aty ku në një prej protestave të mëparshme pati përplasje  mes protestuesve dhe policisë që hodhi gaz lotsjellës duke bërë që edhe besimtarët të largoheshin nga objekti fetar.

Këtë herë, zv.drejtori i përgjithshëm i policisë, Sokol Bizhga ka vendosur që të marrë të gjitha masat paraprake për të shmangur një incident të ngjashëm me atë të protestës së mëparshme. Versus.al

 

Poll