
Një aksident ndodhi mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier ku një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime, por si pasojë e aksidentit materialet e ndërtimit kanë përfunduar në të dyja anët e rrugës duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Pritet ndërhyrja e autoriteteve për normalizimin e qarkullimit të trafikut rrugor. Versus.al

