AKTUALITET /

Kapet me pistoletë në marsup 28 vjeçari në Durrës, në 2013-ën vrau shokun brenda shkollës

Asokohe, vetëm 15 vjeç, Varaku hyri në klasën e shkollës profesionale "Beqir Çela" dhe qëlloi me pushkë Adriatik Totën me arsyetimin e kishte ofenduar nga motra.

Shkruar nga Versus
Kapet me pistoletë në marsup 28 vjeçari në Durrës,
Fotomontazh: Momenti i arrestimit të 28 vjeçarit, viktima Adriatik Tota, autori Edrin Varaku

Një 28 vjeçar i identifikuar si Edrin Varaku është arrestuar nga policia pasi u kap me pistoletë brenda marsupit që mbanteme vete.

Gjatë kontrolleve të forcave “Shqiponja” në automjetin që drejtohej nga A.L në zonën e plazhit, u gjet pistoleta së bashku me municionin luftarak që zotërohej nga Varaku. Ky i fundit ishte pasagjer në automjet. Për rrjedhojë u procedua edhe shoferi për moskallëzim krimi.

Varaku rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasjen e ndodhur në 2013-ën që tronditi vendin. Asokohe ai vrau me pushkë brenda shkollës “Beqir Çela” bashkëmoshatarin 15 vjeçar Adriatik Totën me motivin se ky i fundit e kishte sharë nga motra.

Kapet me pistoletë në marsup 28 vjeçari në Durrës,
Viktima Adriatik Tota dhe autori, Edrin Varaku
 

Krimi tronditi gjithë vendin dhe pati reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi ngjarjen si alarm të fortë. Versus.al

Poll