AKTUALITET /

Kishte shkuar për pushime me 2 miq gjermanë, 29-vjeçarja mbytet në plazhin e Zvërnecit

A.Gjilaj, 29 vjeçe ka humbur jetën në det teksa gjendej në zonë për pushime me familjen.

Shkruar nga Versus

Kishte shkuar për pushime me 2 miq gjermanë, 29-vjeçarja mbytet

Një 29-vjeçare humbi jetën sot pasdite në det si pasojë e dallgëve të mëdha në plazhin e Porto Novos.

Afërdita Xhilaj nga Shkodra, ndodhej me pushime në Zvërnec.

Sipas informacioneve, Xhilaj kishte ardhur nga Gjermania e shoqëruar nga dy miq gjermanë.

29-vjeçarja  u përball me rryma të forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Ndërkohë, edhe Policia ka reaguar për rastin, duke bërë me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Versus.al

Poll