AKTUALITET /

Komisioni Europian vlerësoi rezultatet e punës së pavarur, reagon SPAK: Hetimi i korrupsionit, gur i themelit të reformës në drejtësi

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe SPAK, duke ripublikuar një pjesë të mesazhit të ndërkombëtarëve, në të cilin theksohet se pavarësia e këtij institucioni në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.

Shkruar nga Versus

Komisioni Europian vlerësoi rezultatet e punës së pavarur, reagon

Në një deklaratë të fundit, Komisioni Europian shprehu mbështetjen për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK, duke theksuar nevojën për të shmangur ndërhyrjet politike në veprimtarinë e saj. 

Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, Komisioni vlerësoi rezultatet e SPAK.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe SPAK, duke ripublikuar një pjesë të mesazhit të ndërkombëtarëve, në të cilin theksohet se pavarësia e këtij institucioni në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.

Postimi i plotë

Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”. /Versus.al/

Tags:

spak ke

Poll