AKTUALITET /

Mbi 1 orë në SPAK për ''21 janarin'', Basha: U pyeta si person në dijeni

Basha tha se do të ketë një herë tjetër konferencë për shtyp.

Shkruar nga Versus

Mbi 1 orë në SPAK për ''21 janarin'', Basha:

Pas rreth 1 ore në ambientet e SPAK, Lulzim Basha tashmë ka dalë nga Prokuroria e Posaçme. I pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen për të cilën ishte thirrur, 21 janarin, Basha tha se duhet të ruante sekretin hetimor.

''Duhet të ruaj sekretin hetimor, deklarova gjithça që kisha dijeni''- tha Basha i cili mësohet se ka qenë i thirrur si person në dijeni. 

Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?

Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim

Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë

Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

Kujtojmë se ish-kryedemokrati ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm në vitin 2011 kur ndodhi edhe protesta e 21 janarit me 4 protestues të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Mësohet se së fundmi kanë mbërritur audio regjistrime nga SHBA mbi këtë dosje që po hetohet nga SPAK. Versus.al

Poll