AKTUALITET /

Dje Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin, GJKKO liron ish-gjyqtaren që ktheu gjykatën në ‘oborr’ të Suel Çelës e Çopjave

Ekspertët mjeko-ligjor konkluduan që vazhdimi i paraburgimit i rrezikon jetën Pajtime Fetahut për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuan.

Shkruar nga Versus
Dje Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin, GJKKO liron ish-gjyqtaren
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe i shumëkërkuari Suel Çela

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Pajtime Fatahun, e cila njihet si ish-gjyqtarja që vuri gjykatën e Elbasanit në shërbim të grupeve kriminale të drejtuara nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja dhe i shumëkërkuari Suel Çela.

Ka qenë gjyqtari i posaçëm Erjon Çela ai i cili ka marrë vendimin për lirimin e Fetahut, ndërkohë që një ditë më parë Gjykata e Lartë kishte rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë së ish-gjyqtares.

Fetahu tashmë do të qëndrojë nën arrest shtëpie ndërsa hetohet në lidhje me përfshirjen e saj në dosjet kriminale të klanit Çopja dhe të shumëkërkuarit Suel Çela.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vetingut. Sipas hetimeve të SPAK, Fetahu ka marrë mijëra euro ryshfet nga vëllezërit Çopja për të marrë vendime në favor të tyre. Ndërsa në dosjen e SPAK për operacionin “Plumbi i Artë 2’, shfaqen komunikimet e ish-gjyqtares me Suel Çelën. Ky i fundit i diktonte vendimet që duhet të merrte pro tij dhe kundër armiqve të tij në seancat gjyqësore. Mësohet se shkak për lirimin e saj nga burgu janë pretendimet se vuante nga një sëmundje e rëndë që i rrezikon jetën. Grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë pas verifikimeve të kryera, ka konstatuar vërtetësinë e pretendimeve të Fetahut. Versus.al

Poll