AKTUALITET /

Makina përplas këmbësoren në Kukës, arrestohet shoferi 30 vjeçar

Shkruar nga Versus

Makina përplas këmbësoren në Kukës, arrestohet shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shishtavec-Kukës ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Për pasojë, 49 vjeçarja Sh.N ka mbetur e plagosur dhe është transportuar për në spital. Drejtuesi i automjetit, 30 vjeçari G.N u shoqërua për në komisariat ku do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Versus.al

Poll