AKTUALITET /

Mbi 8 orë të bllokuar në kanionet e Gjipesë, shpëtohen 4 turistë polakë! Njëri prej tyre me fraktura

Njëri prej turistëve kishte rënë në një humnerë.

Shkruar nga Versus

Mbi 8 orë të bllokuar në kanionet e Gjipesë, shpëtohen

Katër turistët e bllokuar mesditën e djeshme në kanionet e Gjipesë në Himarë janë shpëtuar pas 8 orësh kërkimi të forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të specializuara të kërkim-shpëtimit. Operacioni i kërkim-shpëtimit dhe përfshiu efektivët e Policisë së Shtetit, alpinistët e FNSH-së, Njësinë Delta, zjarrfikësit e Himarës, ekipin mjekësor dhe një helikopter të Forcave të Armatosura.

Rreth orës 20:00 u bë e mundur evakuimi me helikopter i dy turistëve të parë, ndërsa rreth orës 23:00 ekipet nxorën edhe dy turistët e tjerë nga kanionet. Njëri prej tyre, i cili kishte pësuar dëmtime pas rënies në humnerë, mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Autoritetet u bëjnë apel turistëve të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, për të parandaluar incidente të ngjashme. Versus.al

Poll