
Pas protestës së zhvilluar këtë të martë në Tiranë, studentët kanë paralajmëruar vijimin e reagimit të tyre edhe ditën e nesërme, më 14 tetor. Të rinjtë kanë njoftuar një tjetër tubim përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë bërë thirrje edhe për bojkotimin e procesit mësimor.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, studentët kanë bërë të ditur se bojkoti i mësimit do të jetë një tjetër formë proteste për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa studentët shprehën pakënaqësitë e tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Pas mbylljes së tubimit, ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në rrugë për të vijuar kundërshtimin.
Mbetet për t’u parë se sa studentë do t’i bashkohen bojkotit të mësimit dhe tubimit të paralajmëruar për nesër, si dhe nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë ndaj kërkesave të tyre.

