
Gjykata e Posaçme ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për oficerin e policisë gjyqësore Ledion Ferzaj, për të cilin kishin nisur hetimet që na majin e kaluar pas publikimit të një videoje në emisionin investigative “Stop” ku tregohej qartë sesi po merrte para nga një qytetar.
Në videon e publikuar Ferzaj shfaqej teksa kërkonte 400 euro për të mbyllur një çështje hetimore dhe madje i kërkon qytetarit që të jetë i kujdesshëm kur i jep paratë pasi mund t’i shohë dikush. Ndaj tij nisi një procedim disiplinor dhe u pezullua nga detyra. Ndërsa tashmë është marrë zyrtarisht nën akuzë për veprën penale “Korrupsion pasiv”. Versus.al








