AKTUALITET /

“Ndahet nga jeta ish-prefekti i Fierit, Baki Bala, bashkëshortja: Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona!

Bashkëshortja e tij shkruan se largimi i Balës ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e tyre dhe se ai do të mbahet mend gjithmonë si një luftëtar i palodhur.

Shkruar nga Versus
“Ndahet nga jeta ish-prefekti i Fierit, Baki Bala, bashkëshortja:
Baki Bala

Është ndarë nga jeta për ish-prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bën me dije familja, të cilët thonë se Bala prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëshortja e tij shkruan se largimi i Balës ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e tyre dhe se ai do të mbahet mend gjithmonë si një luftëtar i palodhur.

“Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala. Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë. Do të jetojë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona si një shpirt fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur, ashtu siç ishte gjatë gjithë jetës së tij. Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore”, shkruan ajo.

Bala ka qenë prefekt i qarkut të Fierit nga viti 2017 deri në vitin 2021. 

Tags:

baki bala

Poll