AKTUALITET /

Ndodh në Librazhd! Qytetari lë pa ujë tre fshatra, ndërhyn IKMT

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, sipas të cilit ndërhyrja u krye pas ankesave të banorëve të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit për dëmtimin e kanalit dhe bllokimin e rrjedhës së ujit.

Shkruar nga Versus

Ndodh në Librazhd!  Qytetari lë pa ujë tre fshatra, ndërhyn

Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë Librazhd është rikthyer në funksion të plotë pas ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, sipas të cilit ndërhyrja u krye pas ankesave të banorëve të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit për dëmtimin e kanalit dhe bllokimin e rrjedhës së ujit.

Pas marrjes së ankesave, inspektorët kryen verifikime në terren, ku konstatuan ndërhyrje të kryera pa leje në infrastrukturën ujitëse.

Sipas IKMT-së, gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi me inicialet M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal, si dhe kishte kryer punime me beton. Këto ndërhyrje kishin ngushtuar hapësirën e kalimit të ujit dhe kishin reduktuar rrjedhën.

Autoritetet konstatuan se punimet ishin kryer pa lejet përkatëse nga institucionet përgjegjëse.

Pas ndërhyrjes së IKMT-së, kanali është rikthyer në gjendjen funksionale, duke garantuar vijimin e rrjedhës së ujit për banorët dhe tokat bujqësore të zonës.

“Inspektorët e IKMT-së verifikuan situatën në terren dhe konstatuan se shtetasi M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal ndërsa kishte hedhur edhe beton duke reduktuar lëvizjen e ujit në diametrin e tubit. I gjithë punimi ishte kryer pa u pajisur me leje nga institucionet shtetërore.

Pas konstatimit të rastit, IKMT kreu të gjitha procedurat administrative dhe ndërhyri për të rikthyer kanalin në gjendjen e mëparshme, në shërbim të banorëve të këtyre tre fshatrave”, thuhet në njoftimin e IKMT-së./Versus.al

Poll