AKTUALITET /

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, policia arreston 2 persona për dhunë në familje në Lezhë dhe Kurbin. Sekuestrohen armë dhe tritol

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, policia ka zbuluar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Shkruar nga Versus

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, policia arreston 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, policia ka zbuluar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Në Lezhë është arrestuar 33-vjeçari Mark Përdoda, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur pesë kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, në Kurbin është arrestuar 48-vjeçari Gentjan Koprelli, banues në Mamurras. Sipas policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e Koprellit, efektivët kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Të dy të arrestuarit janë vënë në pranga pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre në Lezhë dhe Kurbin, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas.


Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra me fishek në fole) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin në banesa sendet e kundërligjshme.

I arrestuari në Lezhë dhunoi bashkëshorten e vëllait, ndërsa i arrestuari në Kurbin dhunoi babanë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:

-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

-Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Poll