Mbrëmë, Lolipop në Palasë u bë skenë e një sherri të dhunshëm duke u shndërruar në alarm për bashkëpunëtorët dhe klientët e lokalit, pasi u regjistruan thyerje shishesh, panik dhe persona të lënduar lehtë.
Sipas burimeve, të gjykuar si iniciues të konfliktit janë Alban Papushi, ish-mekanik që thuhet se “bën transferta të mëdha” dhe jeton në luks me mjete të shtrenjta, dhe Valter Përshpalaj, i njohur për aktivitetin e tij me fajde dhe akte dhune, me precedentë penalë në dosje .
“Personazhi ka qenë Alban Papushi (ish mekanik) dhe aktualisht bën transferta shumash të mëdha… Ndërkohë, Valter Përshpalaj, jo pak i njohur për fajde e rrahje person me precedent penal”, citojnë burimet.
Pamjet që qarkullojnë tregojnë hapjen e sherrit me thyerje gotash dhe panik, ndërsa dekorimi i lokalit u shndërrua në skenë kaosi. Megjithatë në një reagim publik lokali sqaron situatën.
/Versus.al







